01 Maj 2024

Intervistohen në prani të medieve dhe shoqërisë civile

Prishtinë, 27 janar - Me insistimin  e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vazhduar praktika e nisur nga Drejtoria e Arsimit për intervistimin e kandidatëve për vende të ndryshme pune nëpër shkolla në prani të medieve, shoqërisë civile dhe të interesuarve të tjerë. 

Kjo praktikë e punës ka nisur me qëllim të rritjes së transparencës sa i përket punësimit.   

Në këtë kontekst, të hënën është mbajtur një takim i tillë me rastin e intervistimit të kandidatëve që kanë konkurruar në konkursin e shpallur nga Drejtoria e Arsimit për  dy punëtorë në biblioteka shkollore, dy sekretarë edhe dy punëtorë teknikë. Për këto gjashtë vende pune kanë konkurruar mbi 200 veta.

Kryetari Bahtiri ju ka uruar sukses kandidatëve dhe ka premtuar transparencë të plotë në mënyrë që askush të mos ndjehet i diskriminuar. “Jemi të vendosur që të respektojmë ligjin dhe të gjithë të ndjehen të sigurt se nuk do t’u shkelen të drejtat e tyre”.

Ndërsa, drejtoresha e Arsimit, Ajmane Barani, tha se komisioni përzgjedhës publikisht ka shqyrtuar dokumentacionin e kandidatëve.

“Një mënyrë e tillë e selektimit apo monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, heq dilemat për parregullsi eventuale”.

Një mënyrë e tillë e selektimit të kandidatëve është bërë edhe të shtunën, me ç’rast janë intervistuar rreth 400 kandidatë për disa vende pune si mësimdhënës.

Kjo është vlerësuar shumë edhe nga vetë kandidatët, të cilët janë shprehur të kënaqur me transparencën nga komisioni përzgjedhës.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)