Inaugurohet çerdhja e fëmijve në lagjen Dardania në Gjilan
Gjilan, 20 shtator - Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të inaugurojnë sot çerdhen e fëmijve në lagjen Dardania në Gjilan.   
Çerdhja e posa ndërtuar e fëmijëve në lagjen Dardania në Gjilan është rezultat i marrëveshjes qeveri-me-qeveri, marrëveshje kjo në mes të USAID-it dhe komunës. 
Ndërtimi i këtij objekti para-shkollor do të mbuloj nevojat e lagjes Dardania (me rreth 1200 banorë) duke ofruar ambient të sigurtë dhe të shëndetshëm për më se 120 fëmijë.
 Shuma totale e projektit është rreth 350,000 euro, nga të cilat USAID-i ka kontribuar 170,000 euro ndërsa komuna rreth 180,000 euro. 
Komuna poashtu është përgjegjëse për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe funkcionimit, si dhe pagave për 18 punëtor të rinj.    
  
















