07 Maj 2024

Inaugurohen infoterminalet në Universitetin e Prishtinës

Prishtinë, 20 dhjetor - Në kuadër të projektit “Kompetencat në Universitetin e Prishtinës”, financuar nga Komisioni Evropian përmes programit TEMPUS, në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u bë inaugurimi i infoterminaleve (sistem i udhëzimit të studentëve) për studentët, profesorët dhe vizitorët e UP-së, si pjesë e sistemit informativ, që do ta bëjë arsimin në universitet më transparent dhe më të arritshëm.

Me këtë rast, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, në fjalën e tij tha se ky inaugurim është një nga projektet e radhës, në mesin e shumë projekteve të tjera. Instalimi i infoterminaleve do ta rrisë transparencën, informimin dhe rritjen e komunikimit të brendshëm, si ndërmjet studentëve dhe profesorëve, ashtu edhe të menaxhmentit të UP-së, ku secila njësi akademike shpërndan informata përmes kësaj platforme.

“Instalimi i infoterminaleve është edhe një arritje tjetër që çon në digjitalizimin e administratës së UP-së”, theksoi rektori Gashi.

Rektori Gashi i falënderoi partnerët të cilët kanë kontribuar në realizimin e këtij projekti, si TEMPUS-in,  Universitetin FH JOANNEUM të Austrisë, WUS Austria, Universitetin “La Sapienza” të Romës, Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe partnerët e tjerë.

Në fund të këtij inaugurimi, drejtor i IT-së, prof. ass. Isak Shabani, bëri një njoftim rreth funksionit të kësaj platforme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)