14 Maj 2024

Hiqen rrethojat përreth sallës 1 tetori

Prishtinë, 24 shtator - Gjatë ditës së sotme Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, ka vazhduar me zbatimin e vendimit të Bordit të Drejtorëve në Komunën e Prishtinës, i cili parasheh largimin e të gjitha rrethojave nga objektet publike, përveç në objektet e rëndësisë së veçantë.

Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me Drejtorinë e Qendrës së Studentëve kanë larguar rrethojat që ndodhen tek Mensa e studentëve dhe përreth sallës \"1 tetori\".

Aksioni i lirimit të hapësirave publike në Prishtinë do të vijojë edhe në ditët e ardhshme si dhe do të shoqërohet me gjelbërimin e hapësirave të liruara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)