02 Maj 2024

Haziri u jep përkrahje maksimale përfaqësuesve të studentëve

Gjilan, 6 janar - Përfaqësues të organizatave të ndryshme në Universitetin e Gjilanit, atë të Prishtinës dhe të Parlamentit të Studentëve kanë vizituar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’ia uruar fitoren dhe për ta njoftuar për aktivitetet e tyre në të kaluarën dhe në të ardhmen.

Në emër të këtyre organizatave, foli Selim Daku, i cili i tha zoti Haziri se do ta ketë përkrahjen e organizatave çdo herë, ndërsa pohoi për punën dhe aktivitete e tyre që kanë bërë në mënyrë vullnetare.

Kryetari Haziri i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e organizatave të studentëve, duke ua konfirmuar edhe njëherë se në sektorin e rinisë do të ketë kujdes shumë të madh.

“Dyert e Komunës i keni të hapura 24 orë e shtatë ditë në çdo kohë. Përkundër borxheve të mëdha të trashëguara, do të mundohem me tërë kapacitetin tim që të mos preken programet e proklamuara, e veçanërisht ai i rinisë. Do ta keni mbështetjen time dhe do të bashkëpunojmë shumë mirë”, ka thënë me këtë rast kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)