29 Prill 2024

Hapet konkursi për pranimin e studentëve në Qendrën e Studentëve

Prishtinë, 2 shtator - Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë  konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2013/2014.

Gjatë këtij viti QS do të pranojë afër  3600 studentë, për të cilët ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për lexim,studim, sport dhe  aktivitete  tjera të ndryshme.

Duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madhë  të studentëve dhe  kapacitetet e QS-së nuk mund t’i mbulojnë të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim.

Kriter  themelor  për  të  aplikuar është  që kandidati  të  jetë studentë i rregullt në UP,  nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj.

Përparësi  pranimi do të kenë  studentët  që vijnë nga kategoritë e  ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale.

Çmimi  do të jetë  i njëjtë, sikur edhe  vitin e   kaluar,  70 euro  në  muaji (40 euro banimi dhe 30 euro ushqimi).

Tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e studentëve të rinjë të cilët do të banojnë në Qendrës e Studentëve.

Gjatë këtij viti, cilësia e shërbimeve në QS do të jetë edhe më kualitative se vitet e kaluara dhe vlerësojmë se janë  krijuar  kushte komode për studentë, sepse tashmë ofrohen shumë shërbime që janë në interes të tyre dhe e bëjnë më të lehtë dhe më atraktive jetën studentore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)