06 Maj 2024

Hapet konferenca “Arsimimi dhe punësimi i të rinjve në Kosovë”

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë sot në konferencën “Arsimimi dhe Punësimi i të rinjve në Kosovë”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe DVV International (Organizata për Arsimimin dhe Edukimin e të Rriturve).

Ministri Buja, në fjalën e tij të rastit ka theksuar se, Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar në rregullimin e infrastrukturës ligjore lidhur me realizimin  e gjithëpërfshirjes mësimore, duke rikujtuar se faktin se MAShT tanimë  është duke e zbatuar Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, të cilat kanë në fokus edhe gjithpërfshirjen.

Ky angazhim dhe bashkëpunim ndërministror, theksoi ministri Buja, sa i përket arsimimit gjatë gjithë jetës, ua mundëson njerëzve, të cilët për arsye të ndryshme kanë ngecur në shkollim, që tanimë të vazhdojnë arsimimin e tyre, ndërkaq atyre që janë të konsoliduar profesionalisht të avancohen në dijet e tyre.

“Duke avancuar dijet tona ne avancohemi në aspektin ekonomik, social, politik dhe atë të mirëqenies në përgjithësi”, tha ministri Buja.

Ndërsa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, tha se Ministria e Kulturës është e përkushtuar që të thellojë bashkëpunimin me institucionet tjera përkatëse, sa i përket arsimimit dhe punësimit të të rinjëve në Kosovë, duke ditur që arsimimi dhe punësimi janë ndër shtyllat kryesore të një shoqërie.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Berat Luzha, nga ana e tij, theksoi se Ministria e Punës është e përkushtuar që të shfrytëzojë rrjetin e Qendrave për Aftësimin Profesional, si instrument i mbështetjes së punësimit të fuqisë punëtore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)