14 Maj 2024

Hapet Fakulteti i Sigurisë Publike

Vushtrri, 14 tetor - Nesër në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet ceremonia e fillimit të vitit të parë akademik 2014/2015, për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Në ceremoninë e hapjes pritet të marrin pjesë, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës,  kryeprokurori i Shtetit, Sylë Hoxha, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Akademia ka pranuar 69 studentë në vitin e parë të programit studimor Bachelor, në fushën e sigurisë publike për të gjitha agjencitë e sigurisë publike.

Ky program studimor, është akredituar nga Agjencia e Akreditimit dhe është rezultat i projektit dy vjeçar të binjakëzimit  “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike”, i financuar nga Komisioni Evropian.

Ceremonia do të mbahet nesër më  15 tetor duke filluar nga ora 10:00.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)