26 Mars 2023

Gjilani me dy marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin për Biznes dhe Teknologji

Gjilan, 9 shkurt – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me rektorin e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), prof. dr. Edmond Hajrizi, përmes të cilës do të përfitojnë dy institucionet.

“Prita në takim pune rektorin e Kolegjit UBT, Universiteti për Biznes dhe Teknologji,  prof.dr. Edmond Hajrizi. Nënshkruam memorandum bashkëpunimi me qëllim të lidhjes së bashkëpunimit, nga i cili mund të përfitojmë të dy institucionet.

Diskutuam rreth krijimit të platformave të ndryshme digjitale, kryesisht në kuadër të bibliotekës dhe shkollave të Gjilanit. Përmes lansimit të këtyre platformave, synojmë lehtësimin e shërbimeve shkollore dhe qasje mobile të sigurt e pa pengesa me pajisje të ndryshme.

U dakorduam se përmes bashkimit të kapaciteteve tona, në të ardhmen të implementojmë këto projekte profesionale, për një Gjilan inovativ”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)