02 Maj 2024

Gashi: Vendosëm rregull në UP

Prishtinë, 2 janar -  Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi, ka numëruar të arriturat e këtij institucioni për vitin 2013. Nga të arriturat e vitit që po lëmë pas, ai ka veçuar hapjen e konkursit për pranimin e stafit të ri të 180 mësimdhënësve të ri të cilët kanë hyrë në UP.

Ibrahim Gashi ka thënë se me ardhjen e tij në krye të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nisur ta përmirësojë imazhin e këtij institucioni. Në intervistën për “Epokën e re”, Gashi ka numëruar sukseset që ka shënuar ky institucion për vitin 2013.

Ai ka thënë se ka punuar intensivisht për normalizimin dhe përmirësimin e gjendjes në UP. “Për herë të parë UP-ja ka fituar 9 projekte nga programi i KE Tempus, dy nga të cilat UP-ja është grandmbajtëse”, ka treguar ai. Por gjatë muajit dhjetor të vitit që po lëmë pas Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” u godit me disa arrestime të disa zyrtarëve.

Rektori Gashi ka thënë se zbardhja e këtyre rasteve e ndihmon shumë UP-në. “Shpresoj shumë që kjo të ndodhë sa më shpejt dhe të ndahet e mira nga e keqja, e bardha nga e zeza. UP-ja nuk e ka merituar dhe nuk e meriton një njollosje të tillë. Ne nga ana jonë po punojmë më shumë kujdes dhe vetëmohim që kjo situatë të tejkalohet”, ka thënë Gashi.

Rektori Gashi ka folur edhe për planet për vitin 2014. “Plani ynë i veprimit për vitin 2014 edhe më tutje parasheh ndërhyrjet në infrastrukturë dhe fillimin e ndërtimit të objekteve për t’i zgjeruar hapësirat mësimore në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore. Shpejt presim ta fillojë punën edhe biblioteka qendrore universitare, të përurohet amfiteatri i ri në Fakultetin Ekonomik”, ka thënë Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)