04 Maj 2024

Gashi i informoi deputetët për punën e Universitetit

Prishtinë, 15 korrik - Rektori Gashi dhe stafi i tij pritën në një takim anëtarët e komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Rektori i Universitetit të Prishtinës’’Hasan Prishtina’’, prof.dr.Ibrahim Gashi dhe stafi i tij, pritën në një takim anëtarët e komisionit parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Ramë Vataj, Teuta Haxhiu, Sadri Ferati dhe Milivoje Stojanoviç.

Rektori  Gashi i informoi anëtarët e komisionit parlamentar për aktualitetet në UP, prioritetet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Universiteti.

Rektori Gashi shprehu konsideratën për interesimin që komisioni parlamentar tregon për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe në tërësi për përformancën në UP, duke e konsideruar si një përkrahje shumë domethënëse për menaxhmentin e ri të UP-së.

Nga ana tjetër anëtarët e komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media trajtuan dhe tema specifike, si konkursi për stafin akademik, procesi i akreditimit, konkursi për pranimin e studentëve të rinj,etj, dhe u shprehën shumë të kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin menaxhmenti i UP-së i trajton këto çështje.

Të dy palët u pajtuan për një komunikim dhe koordinim intensiv, veçmas në proces të rishikimit të hartimit të akteve ligjore dhe nënligjore për arsimin e lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)