15 Maj 2024

Filluan diskutimet për çerdhen në Hajvali

Prishtinë, 25 gusht -  Komuna e Prishtinës ka mbajtur takimin e parë publik me banorët e lagjes Hajvalia për funksionalizimin e çerdhes me bazë në komunitet.

Në një njoftim dërguar nga Komuna është thënë se Fitore Pacolli, drejtuese e Kabinetit, së bashku me Muhamed Abdylin, zyrtar i lartë për Çështje Juridik në Drejtorinë e Arsimit, kanë prezantuar para banorëve modelin e ri të çerdhes, që do të hapet këtë vit në lagjen \"Hajvalia\".

“Modeli i çerdhes me bazë në komunitet, i cili u prezantua fillimisht në lagjen ‘Mati’ ku edhe do të fillojë si projekt gjatë shtatorit, është dizajnuar në përputhje me Ligjin ‘Mbi Edukimin Parashkollor Nr. 02/L-52’ dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 42/2007”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës, sipas së cilit, Këshilli i Komunitetit, i cili zgjidhet nga vetë banorët e lagjes, do të përbëhet prej shtatë anëtarësh dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës.

Ndërsa udhëheqësi/ja e çerdhes, edukatoret dhe punëtorët tjerë, sipas këtij njoftimi, do të për zgjidhjen nëpërmjet konkursit publik, në përputhje me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i. “Përgjegjësitë e Këshillit do të lidhen me mirëmbajtjen e objektit, higjienës, sigurinë e ushqimit, pagesën e personelit, krijimin dhe menaxhimin e fondeve në bazë të rregulloreve që do të harton nga vetë Këshilli.

Ky model mundëson që cilësia dhe kujdesi ndaj fëmijëve të jetë shumë më i mirë si dhe do ta lirojë Komunën e Prishtinës nga barra e menaxhimit dhe investimit të vazhdueshëm në mirëmbajtje dhe shpenzime në mjetet e nevojshme për punë. Takimi i radhës u caktua të mbahet të shtunën, më 30 gusht, në ora 18:00 në shkollën fillore ‘Shkëdija’”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)