03 Maj 2024

Ferronikeli ndihmon shkollën “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj

Drenas, 14 maj - NewCo Ferronikeli vazhdon të ju dalë në ndihmë nxënësve në shkolla të ndryshme të Kosovës. Këtë radhë, NewCo Ferronikeli ka dhuruar një numër të konsiderueshëm të pajisjeve laboratorike shkollës së mesme të ulët “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj.

Kjo ndihmesë është bërë me qëllim që nxënësve të ju lehtësohet aspekti praktik për lëndët e shkencave natyrore.  Shkolla ka pasur mungesë të pajisjeve, duke i’u pamundësuar nxënësve që të shohin dhe provojnë pajisjet e nevojshme për zhvillimin e lëndës.

Drejtori i shkollës, Valdet  Nika u shpreh falënderues ndaj NewCo Ferronikelit për ndihmën e ofruar, e cila sipas tij do të ndryshoj gjithë rrjedhën e lëndës. Sipas z.Nika, “Shkolla ka pasur nevojë shumë të madhe për këto pajisje. Ato do të jua lehtësojnë nxënësve dhe arsimtarëve punën sepse kanë mundësi që secili t’i shoh dhe t’i përdor gjatë orës mësimore. Tani nxënësit kanë më tepër hapësirë që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe ne si shkollë të përmbushim tërësisht plan programin”.

Arsimtari i lëndës së kimisë në këtë shkollë, z. Hajriz Fazliu ka thënë se tani do të ketë kuptim lënda e tij me anë të pajisjeve të dhuruara nga NewCo Ferronikeli. Z. Fazliu u shpreh se “Ne e falenderojmë NewCo Ferronikelin për këtë ndihmë të madhe që po na ofron. Gjatë gjithë këtyre viteve sa kam mbajtur këtë lëndë para nxënësve asnjëherë nuk ka qenë mundësia që ata t’i kenë pranë pajisjet, tani nxënësit do të mund t’i shohin dhe ta identifikojnë secilën prej tyre. Pra, ne ndihemi të kompletuar dhe tejet falenderues

Osman Berisha, Menaxher i Departamentit të Laboratorit, Kontrolla e Kualiteti & Mjedisi në NewCo Ferronikel, bëri dorëzimin e këtyre pajisjeve. Ai është shprehur i kënaqur që po ndihmojnë shkollën “Xhevë Lladrovci” duke përmirësuar orët vijuese mësimore. “Duke shpresuar se nxënësit do ta kenë më të lehtë tani mësimin dhe që ata të arrijnë rezultate sa më të larta, kompania NewCo Ferronikeli gjendet përsëri pranë nevojave të nxënësve.”

Në fund të këtij takimi, të dyja palët biseduan për mundësi bashkëpunimi në të ardhmen, gjithnjë me qëllim që nxënësit të jenë përfituesit më të mëdhenj të këtij angazhimi dhe shërbimi human.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)