29 Prill 2024

Ferronikeli gëzon 300 fëmijë ditën e parë të fillimit të vitit shkollor

Prishtinë, 2 shtator - Në ditën e fëmijëve Ndërmarrja e Re Ferronikeli  në Drenas, dhuroi 300 çanta dhe paisje të kompletuara me material shkollor për fëmijët me kushte të rënda ekonomike të shkollave fillore të rajonit të Drenasit dhe më gjerë që nga klasa e parë deri në klasën e dhjetë.

Çantat u dhuruan përmes Shoqatës Islamic Relief me seli në Drenas, ndërkaq me këtë rast Drejtori i kësaj qendre z. Vehbi Zeqiri, falenderoi Ferronikelin për përkrahjen e vazhdueshme në aktivitetet humanitare të Shoqatës.

Ndër tjerash z. Zeqiri u shpreh se “Projekti në fjalë që sot jemi mbledhur për shpërndarjen e cantave dhe materialit shkollor për këta fëmijë është një projekt i cili prek direkt fushën e edukimit dhe të arsimit që është një projekt apo investim që me të vërtet  secili duhet të mundohet të kontribuoj në këtë fushë”

Ai po ashtu shtoi se”Ferronikeli duhet të jetë krenar që e ka prek pikërisht pikën e edukimit dhe arsimit sepse kjo është e ardhmja e popullit tonë. Shpresa e vendit është tek fëmijet sepse cdo investim i mbarë te këta fëmijë do të jetë shumë frytëdhënës në të ardhmen, ndoshta frytet nuk do ti vjelim menjëher këtë vit apo vitin tjetër por pritet ti vjelim vitet e ardhme”

Ndërsa zv. Drejtori i përgjithshëm i Ferronikelit, z. Gani Canolli  në këtë ngjarje fillimisht ua uroi fillimin e vitit shkollor të gjithë nxënësve të pranishem dhe u dëshiroi atyre shumë suksese në mësim duke ju dëshiruar të ardhme të ndritur.

“Në të ardhmen ju do të keni profesione të ndryshme dhe ju do te jeni ata që do ta udhëheqni vendin, andaj ju uroj që të mësoni sa më shumë e të perfitoni njohuri që e ardhmja e vendit tonë të jetë sa më e mirë” ju uroj femijeve z. Canolli.

Ndërmarrja e Re Ferronikeli që nga viti 2006, i kushton rendesi te vacant aktiviteteve humanitare e ne vecanti projekteve qe kane per qellim te ndihmoje femijet me kushte te renda ekonomike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)