29 Prill 2024

ERAWEB ofron bursa për studime në mjekësi

Prishtinë, 25 mars - Në kuadër të kornizës Erasmus Mundus Action 2, ku Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është pjesëmarrës, programi ERAWEB ofron bursa për studime në mjekësi dhe në shkencat shëndetësore të universiteteve të Unionit Evropian.

Programi ERASMUS-Ballkani Perëndimor është një program i përbashkët i mobilitetit, i ofruar nga tetë universitete të Ballkanit Perëndimor dhe gjashtë universitete të BE-së. Studentët dhe stafi akademik do të përfitojnë mundësi studimi, të mësimdhënies dhe të hulumtimeve shkencore jashtë vendit, ndërsa universitetet pjesëmarrëse do t’i rrisin kapacitetet e mësimdhënies, do të ndërtojnë ekspertizë hulumtuese dhe do të fitojnë eksperiencë ndërkombëtare.

Theksi kryesor i programit ERAWEB është në hulumtimet në mjekësi dhe në shkencat shëndetësore. Hulumtimet brenda ERAWEB synojnë faktorët që ndikojnë në shëndetin e popullsisë dhe në zhvillimin e ndërhyrjeve të mundshme, me qëllim të përmirësimit të shëndetit.

Ky program e stimulon zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke i rritur aftësitë akademike të studentëve, të hulumtuesve dhe të mësimdhënësve.

Konkurrimi për programin ERAWEB është online dhe do të jetë i hapur deri më 1 prill 2014.

Për më shumë informata klikoni në:
http://erasmus-westernbalkans.eu/  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)