14 Maj 2024

Edhe SBASHK kërkon zgjedhje të reja

Prishtinë, 12 tetor – Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës i ka shkruar presidentes ku kërkon që ti jepet edhe një mundësi popullit ta thotë fjalën e mendimin e tij përmes zgjedhjeve të reja.

Më poshtë deklarata e plotë e Rrahman Jasharaj,

kryetar i SBASHK-ut (Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës )

\"E nderuara presidente bashkëbisedat me mësimdhënësit sindikalistë të Kosovës kanë nisur të kenë temë e pyetje qendrore se çfarë do të bëhet e çfarë nuk do të bëhet me arsimin sot e më shumë në mot.

Presidente Kosova ka shumë halle e vonesat në konstituimin e institucioneve shtojnë këto halle e ngritin shumë pyetje, por unë duke T\'\'\'\'u drejtuar si qytetar i thjeshtë e më shumë si kryetar i SBASHK-ut po ndalem të shqetësimet që ka arsimi e me të cilat nis e përfundon orari i punës në selinë e Sindikatës sonë.

Presidente ne kemi nënshkruar Kontratën Kolektive me MASHT-in dhe pjesa dërmuese e saj ka qenë dashur të vihej në jetë nga dita e nënshkrimit, por janë shumë DKA që shfrytëzojnë këtë situatën momentale dhe bëjnë e veprojnë ashtu si u teket. Aq më shumë ne jemi plot stres sepse në janarin e vitit 2015 duhet të implementohen edhe 4 pikat, që nuk janë realizuar këtë vit, me marrëveshjen dy paleshe, për arsye se nuk kishte mjete.

Jemi marrë vesh që planifikimi buxhetor të bëhet nga institucionet lokale e qendrore dhe të jemi të gatshëm që t\'\'\'\'u dalim në fjalë mësimdhënësve, por kështu si është puna tani kur liderët nuk merren vesh dot kemi frikë se janari do të na sjellë shume probleme e pakënaqësi që do të nxisin situatën në arsim drejt një greve të madhe e të përgjithshme. Punët nuk janë mirë as në sektorët tjerë, por për to nuk flas dot unë se nuk kam autorizim.

E nderuar presidente ceka vetëm një pjesë të imtë të problemeve e shqetësimeve që duan dhe kërkojnë përgjigje sot e tërë ditën e veçmas në janar dhe prandaj po ju drejtohem me apelin publik në emër të pjesës më të madhe të të punësuarve në arsim.

 Veproni e nderuara presidente dhe duke e parë se liderët nuk po dëgjojnë të merren vesh, atëherë le t\'\'\'\'i japim mundësi popullit ta thotë fjalën e mendimin e tij përmes zgjedhjeve të reja. As kështu nuk është mirë, por mbase kjo do të hapte rrugë e do të krijonte kushte për krijimin e institucioneve. Presidente koha nuk pret, bile Kosova është vonuar\".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)