Edhe afat të prillit për studentët

Prishtinë, 21 mars - Senati i Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, e ka lejuar të premten mbajtjen e afatit të prillit.
Studentët do të kenë mundësi që në këtë afat ti nënshtrohen dy provimeve. Lajmin për Epokën e re, e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj.
Është marrë vendimi që të lejohet afati i jashtëzakonshëm i prillit. Unë i kam propozuar Kolegjiumit të Dekanëve më herët dhe ata e kanë aprovuar që të lejohet ky afat i jashtëzakonshëm. Mënyra si do të organizohen, varet prej njësive akademike, por unë iu kam sugjeruar që të mbahen pasditeve apo të shtunave dhe të dielave që të mos çrregullohet mësimi, ka thënë Berishaj.