29 Mars 2024

Dorëheqja e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë e panevojshme

Prishtinë, 4 shkurt - Sot kanë dhënë dorëheqje 5 anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë apo siç njihet Bordit të Agjencisë së Kosovës. Tre nga të dorëhequrit janë anëtarët ndërkombëtarë të cilët nuk janë njoftuar me kohë për detyrimin sipas ligjeve të Kosovës, që si zyrtarë të lartë ta deklarojnë pasurinë e tyre. ORCA respekton qëndrimin e tyre për ruajtje të privatësisë së tyre, por po ashtu thekson se ligjet duhen respektuar për të gjithë njëjtë. ORCA mendon se ky detyrim duhet ose të hiqet për anëtarët ndërkombëtarë në të ardhmen ose të gjenden anëtarë ndërkombëtarë që pranojnë ta deklarojnë pasurinë para se të emërohen në pozitë.

Dorëheqjen e dy anëtarëve vendor të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gamend Lubotenit dhe Vjollca Krasniqit, ORCA i sheh si të panevojshme në këtë kohë, sidomos të znj. Krasniqi e cila edhe ashtu do ta përfundonte mandatin në muajin prill 2021. Vlen të theksohet se anëtarët e dorëhequr nuk njihen për rol konstruktiv brenda KShC-së, për më tepër ata kanë luajtur rol aktiv në tentimin për ta ndalur monitorimin e KShC-së nga shoqëria civile dhe mediet. Dorëheqjet e tyre si Kryetar dhe Nënkryetare do të kishin më shumë kuptim në të kaluarën kur Agjencia pati dështuar të kryente funksionet e saj.

ORCA i kërkon Qeverisë në detyrë që të mos bëjë asnjë hap tutje në drejtim të emërimit të anëtarëve të rinj. Siç dihet, emërimi i anëtarëve të rinj duhet të kalojë përmes Kuvendit të Republikës dhe kjo kërkohet me Nenin 7, pikën 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Kosovës, çka është e pamundur të ndodhë deri pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Edhe ashtu anëtari Binak Beqaj, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i emëruar nga kjo Qeveri nuk ka kaluar nëpër Kuvend, çka e bën atë anëtar ilegal dhe i cili do të ishte mirë të jepte dorëheqje po ashtu.

Qeveria e re duhet ta ketë top-prioritet emërimin transparent të anëtarëve të rinj dhe miratimin e tyre në Kuvend sipas ligjeve në fuqi.

ORCA do të vazhdojë ta mbështes Agjencinë e Akreditimit dhe administratën e saj në kryerjen e funksioneve të veta ditore në menaxhimin e procesit të akreditimit, i cili mund të vazhdojë pa asnjë pengesë deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)