06 Maj 2024

Doktorantët e UP-së në hulumtime të universiteteve europiane

Prishtinë, 3 dhjetor - Prorektorja e UP-së, Lindita Tahiri mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit Tempus të Universitetit të Prishtinës: “Qendra e trekëndshit ndërdisiplinar të njohurive në Kosovë- Programi i doktoranturës i mbështetur në hulumtim dhe trajnim për shkencat natyrore dhe mjekësore”.

Në këtë konferencë përpos profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Prishtiëns dhe përfaqësuesve të WUS- Austrisë që e administrojnë projektin, morën pjesë përfaqësuesit e partenrëve europianë nga Universiteti i Gentit, i Edinburgh-ut dhe i Vieneës, ku për momentin gjenden 15 studentë nga programi i doktoranturës në Fakultetin e Mjekësisë në UP, si pjesë e hulumtimit të tyre brenda këtij programi.

Përveç themelimit të këtij programi ndërdisiplinor në Fakultetin e Mjekësisë, si rezultat i këtij projekti janë ofruar dhe dy module të arsimit tërëjetësor bashkë me partnerët europianë ku janë certifikuar mjekët kosovarë për ndjekjen e trajnimit.

Projekti po ashtu ka mundësuar themelimin e laboratorit të kirurgjisë eksperimentale, atij të farmakologjisë, dhe të fiziologjisë respiratore dhe patofiziologjisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)