28 Prill 2024

Dhuna në shkolla, alarm për institucionet shtetërore

Prishtinë, 2 shkurt - Partia e Drejtësisë tërhjekë vëmendjen e opinionit në rrënimin e vazhdueshëm dhe të pandalshëm të vlerave etike dhe morale të shoqërisë Kosovare në mes të tjerave edhe si rezultat i degradimit evident të komponentës edukative brenda sistemit shkollor të vendit.

Shkollat tona, në vend që të jenë mjedise ku në mënyrë sistematike shtohen njohuritë e mirëfillta dhe fuqizohen vlerat etike dhe morale të personalitetit të të rinjve, po shndërrohen në arena të dhunës në mesin e rinisë shkollore, gjë që vetëm para një dekade ka qenë e paimagjinueshme për qytetërimin tonë.
 
PD ka tërhjekur vërejtjen që nga vitet e para të themelimit të sajë për këto zhvillime shkatërrimtare. Çka mund të pritet tjetër në shoqërinë e cila udhëhiqet nga institucionet të cilat hezitojnë të promovojnë mësimet e Zotit të Madhërishëm dhe të dërguarve të tij. Është njohuri historike se aty ku nuk promovohet dashuria për Zotin aty lulëzon dhuna dhe agresiviteti ndërmjet njerëzve. Rinia e jonë e mrekullueshme shkollore përfundimisht nuk e ka meritua këtë sjellje të papërgjegjshme institucionale.

 
Për më pak se një muaj, dy fëmijë kanë mbetur të vdekur në hapësirat shkollore, njëri është plagosur më armë të ftohtë, ndërkaq në pesë vitet e fundit janë raportuar mbi 2000 incidente fizike në shkollat tona. Fatkeqësisht, forca dhe dhuna, manipulimi dhe korrupsioni janë bërë gjuhë dhe mjet për arritjen e suksesit social në çdo sferë të jetës dhe kurrsesi dija dhe edukata.
 

Këto janë dukuri tejet të rrezikshme për të ardhmen e vendit;  dukuri të cilat në mënyrë të pandalshme janë duke e rrënuar substancën kombëtare dhe kapacitetin shtetformues të vendit, dukuri të cilat janë duke e ulur në mënyrë dramatike kredibilitetin politik të vendit dhe duke e zbehur  imazhin e tij ndërkombëtar.
 

Është koha e fundit që të fuqizohet komponenta edukative e kurrikulumeve shkollore nëpërmjet zbatimit të lëndës mësimore të edukimit fetar në pajtim me parimet dhe standardet e Bashkësisë Europiane ku po synojmë të integrohemi, si mënyra më e mirë për parandalimin e dhunës në shkolla si dhe dukurive të shumta negative në shoqërinë tonë që gjendet në tranzicion të shpejtë dhe tejet kompleks.
 

Njëkohësisht duhet fuqizuar masat e sigurisë nëpër shkolla si dhe të fuqizohen shërbimet e psikologjisë shkollore në mënyrë që sadopak të adresohen sfidat që janë rezultat i mungesës së këtyre masave edukative në të kaluarën dhe të zvogëlohen pasojat e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)