03 Maj 2024

CEEPUS – mundësi e mirë për studentë dhe profesorë

Prishtinë, 13 maj -  Përfaqësues të Kolegjit “Pjetër Budi” kanë marrë pjesë në ditën informuese për programin e shkëmbimeve të stafit akademik dhe studentëve në Evropën Qendrore (CEEPUS). Ky program është një mundësi e mirë për institucionet kosovare të arsimit të lartë.

Në këtë program janë të përfshirë 16 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova. Shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve mundësohet nga bursat që ofron Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe shtetet përkatëse, varësisht prej marrëveshjes mes tyre.

Ekzistojnë katër kategori të shkëmbimeve: studentë me qëndrim të paktën tre muaj, studentë me qëndrim më pak se tre muaj, staf akademik me kohë të papërcaktuar dhe studentë për eksursion të shkurtër minimum treditor. Mënyra më e mirë të përfituar nga bursat për shkëmbim është nëse institucionet e arsimit të lartë bëhen pjesë e rrjetit CEEPUS, duke pasur marrëveshje me të paktën tre nga shtetet partnere të CEEPUS-it ose si i pavarur (freemover).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)