29 Prill 2024

Buja vlerësoi angazhimet e ekspertëve për kurrikulën Kosovë - Shqipëri

Prishtinë, 24 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Ministria e Arsimit dhe Sport e Shqipërisë (MAS), po zhvillojnë takim të përbashkët në nivel të ekspertëve, për unifikimin e kurrikulës së arsimit parauniversitar Kosovë-Shqipëri.

Me këtë rast, ministri i Arsimit z. Ramë Buja, ka përshëndetur pjesëmarrësit e këtyre takimeve, duke uruar që së shpejti të kemi dokumentin e përbashkët.

“Jam shumë i sigurt që edhe pas 101 vjetësh, kur të festohet 202 vjetori i themelimit të shtetit shqiptar, do të kujtohen këta njerëz që kanë bërë punën rreth kurrikulave të përbashkëta për gjithë gjeografinë shqiptare“, iu tha ministri Buja pjesëmarrësve në këtë takim. 

Në vazhdim, ministri Buja vlerësoi lartë angazhimin e të gjithëve për qasje shumë profesionale, ndërsa përmendi edhe angazhimet e përbashkëta për hartimin e Abetares së Përbashkët, që tashmë është në duart e nxënësve.

Ndryshe, gjatë dy ditëve të punimeve të përbashkëta do të prezantohen disa nga përvojat e shkollave pilot të Kosovës në zbatim të Kornizës së Kurrikulës së Kosovës (KKK)  dhe Kurrikulës Bërthamë (KB), si dhe do të prezantohet  kurrikula e Shqipërisë, për të vazhduar me diskutime rreth unifikimit të kurrikulës së përbashkët.

Ndërsa, gjatë qëndrimit në Kosovë, ekspertët nga Shqipëria do të vizitojnë disa shkolla pilote që po zbatojnë kurrikulën e re të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)