30 Prill 2024

Buja vizitoi universitetin prestigjioz “Queen Mary” në Londër

Londër, 23 janar - Në ditën e dytë të vizitës në Londër, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka vizituar edhe Universitetin prestigjioz dhe me traditë “Queen Mary” në Londër.

Në këtë takim, ministri Buja ishte i shoqëruar edhe nga rektori i Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, z. Naser Mrasori dhe ambasadori i Kosovës në Londër, z. Lirim Grajçevci

Gjatë takimit me udhëheqësit e këtij universiteti, u diskutua per mundësitë e fillimit të bashkëpunimit mes Universitetit “Queen Mary” dhe institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, e në veçanti me universitetin “Haxhi Zeka”.

Nga të dy palët, si mundësi bashkëpunimi u diskutua shkëmbimi i stafit akademik dhe studentëve, shkëmbimi i përvojave akademike dhe kërkimore, programet e përbashkëta studimore, organizimi i konferencave të përbashkëta, etj.

Në fund, ministri Buja falenderoi udhëheqësit e këtij institucioni për takimin e frytshëm si dhe iu bëri ftesë që ta vizitojnë Kosovën.

Ministri Buja ka qëndruar këto ditë në Londër me ftesë të sekretarit të Shtetit për Arsim në Britaninë e Madhe, z. Michael Gove, dhe ministrit për Universitete dhe Shkencë, z. David Willets, ku ka marrë pjesë në Forumin Botëror të Arsimit 2014.

Në këtë forum ku kanë marrë pjesë 90 ministra të arsimit të vendeve të ndryshme dhe 200 ekspertë të arsimit nga tërë bota, është diskutuar për trendet e arsimit, ndikimet e globalizimit në arsim, sfidat si dhe përvojat e hartimit të politikave për arsimin parauniversitar dhe atë universitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)