07 Maj 2024

Buja uron nxënësit e mësimdhënësit për suksesin e arritur

Prishtinë, 20 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, me rastin e përfundimit të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2013/2014, të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, si dhe mësimdhënësve të Republikës së Kosovës iu uron pushim të këndshëm, njëherësh falënderon të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e procesit mësimor në këtë gjysmëvjetor.

Në urimin e ministrit Buja thuhet: Falënderoj përzemërsisht të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për punën e madhe dhe suksesin e arritur në këtë gjysmëvjetor, me urimin më të mirë për sukses dhe më të madh në gjysmëvjetorin e dytë.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka vënë vetes synim ngritjen e cilësisë në arsim, prandaj kërkojmë nga Ju (nxënës dhe mësimdhënës),  që të jeni të përkushtuar në arritjen e rezultateve të mira në mësimnxënie dhe mësimdhënie edhe në gjysmëvjetorin e dytë të këtij viti shkollor.

Meqenëse jemi në prag të festave, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të gjithë nxënësve dhe mësmidhënësve ua uroj festat e fudvitit.

Suksese!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)