30 Prill 2024

Buja: U realizua ëndrra e shumë brezave

Prishtinë, 4 qershor -  Shqipëria dhe Kosova do të jenë unike në sistemin arsimor parauniversitar. Për herë të parë nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri do të mund të mësojnë me të njëjtat tekste shkollore, duke sjell një bashkim historik mes dy vendeve.

Kështu ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” ministri i Arsimit, Ramë Buja, pas nënshkrimit të marrëveshjes për unifikimin e kurrikulave në arsimin parauniversitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Besoj se është akti më i lartë i mundshëm dhe kuptimplotë që u realizua në fushën e arsimit të përbashkët. Kjo ka qenë ëndërr e shumë brezave. Tashmë ka filluar një epokë e re për arsimin shqiptar”, ka thënë Buja.

Ministri Buja ka thënë se me këtë marrëveshje Kosova dhe Shqipëria tanimë janë bashkë në dije. Gjithashtu, sipas tij, tashmë do të ketë cilësi arsimore andej dhe këndej kufirit. E mira e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, sipas ministrit Buja, është se do të ulet shumë kostoja e shpenzimeve në botimin e librave. Para nënshkrimit të marrëveshjes të bashkëpunimit për unifikimin e kurrikulës së përbashkët Kosovë - Shqipëri është bërë edhe unifikimi i Abetares.

Ministri Buja ka premtuar se nuk do të ndalen me kaq. Ai ka thënë se është duke u planifikuar të vazhdohet edhe me unifikimin e planprogrameve të nivelit universitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)