02 Maj 2024

Buja priti bordet themeluese të tri universiteteve të reja

Prishtinë, 27 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja me bashkëpunëtorë, kanë pritur sot në takime të ndara bordet themeluese të tri Universiteteve të reja: Universitetit të Gjilanit, Universitetit të Gjakovës dhe Universitetit të Mitrovicës.

Ministri Buja, gjatë këtyre takimeve, ka theksuar se MAShT dhe bordet themeluese të këtyre universiteteve, kanë synim që të bëjnë punën më të mirë, në konsolidimin e këtyre instutucioneve të arsimit të lartë, në mënyrë që të fillojnë së funksionuari më 1 tetor të këtij viti.

“Kemi bashkë një mori detyrash. Por, besoj se me potencialin tuaj dhe përvojën tuaj akademike dhe ndihmën tonë, do të bëjmë më të mirën që këto universitete të fillojnë punën me 1 tetor”, tha ministri Buja në takimet me anëtarët e bordeve.

Më tej, ministri Buja vlerësoi se themelimi i universiteteve të reja po bëhet për të mirën e arsimit të lartë në Kosovë si dhe në mënyrë që t’u jepen më shumë mundësi  studentëve.

Anëtarët e bordeve, e falenderuan ministrin Buja për angazhimin e tij maksimal për themelimin e këtyre universiteteve, ndërsa falenderuan edhe kryeministrin e Kosovës dhe Parlamentin e Kosovës, që kanë krijuar mundësinë që këto qytete të bëhen edhe qendra universitare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)