04 Maj 2024

Buja paraqiti të arriturat në arsim për gjashtëmujorin e parë

Prishtinë, 10 korrik - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka paraqitur sot të arriturat e gjashtëmujorit të parë, me ç’rast ka thënë se MAShT gjatë këtij viti ka vazhduar punën në realizimin e aktiviteteve që lidhen me arritjen e prioriteteve në arsim të planifikuara sipas Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë.

Në një konferencë për media, ministri Buja ka theksuar shumë të arriturat në arsimin parauniversitar.

Ai ka theksuar se, në edukimin parashkollor ka vazhduar puna në fazën e dytë të trajnimit të edukatoreve për dokumentin e Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.

Ndër të tjera, ministri Buja ka përmendur faktin se Fakulteti i Edukimit/UP ka filluar hartimin e programit të masterit për përgatitjen e mësuesve mbështetës për arsimin gjithëpërfshirës, në bashkëpunim me organizatën Save the Children.

“Korniza e Kurrilukulës është në fazën e parapilotimit, ndërsa pilotimi në 10 shkollat e përgjedhura do të bëhet në vitin shkollor 2013/2014.\"

\"Do të hartohen planet dhe programet mësimore në përputhje me Kornizën e Kurrikulës, Kurrikulën Bërthamë dhe draftin përfundimtar të Kurrikulave lëndore për klasat: parafillore, e parë, e gjashtë dhe e dhjetë”, ka theksuar ministri Buja.

Ministri Buja, po ashtu ka vënë theksin te licencimi i 17 400 mësimdhënësve të Kosovës, ndërsa duke folur për të arriturat për mësimin në diasporë, tha se ka përfunduar  projekti \"Tekste për diasporën\" dhe tani të gjithë librat (19 fletore tematike) janë në funksion për nxënësit dhe mësuesit.

Sa i përket Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ministri theksoi ndër të tjera se ka filluar procesi i përgatitjes së Planit të veprimit për fazën e pilotimit të Agjencisë se Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur

Ministri Buja, duke folur për arsimin e lartë, theksoi themelimin e 3 universiteteve publike në Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërsa nga Maqedonia kanë ardhur dy kontigjente të librave universitarë të përkthyer nga  fusha e mjekësisë (15 tituj me nga 1000 kopje).

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një vendimi ka themeluar Grupin Drejtues, i cili është duke bërë përgatitjet për procesin e aplikimit për aderim të Republikës së Kosovës në Zonën Europiane të Arsimit të Lartë / Bolonjë”, tha ministri Buja, i cili më pas foli edhe për mundësitë që iu janë krijuar studentëve kosovarë për studime jashtë vendit dhe mbështetja për studimet e tyre përmes bursave.

Ministri Buja foli edhe për të arriturat në shkencë, ku theksoi se përveq që është mbajtur “Java e shkencës”, janë financuar 47 mobilitete, ka përfunduar draftimi i Strategjisë Rajonale për Hulumtim shkencor, inovacion dhe Teknologji së bashku me përfaqësuesit e 7 vendeve të Ballkanit (me ndihmën e Bankës Botërore), si dhe Draftimi i Strategjisë Kombëtare të Inovacione (me ndihmën e OECD), derisa MAShT ka vazhduar me financimin dhe ndihmën për 16 projekte të vogla e të mëdha shkencore.

Në fund, ministri Buja foli edhe për infrastrukturën, ku theksoi se po vazhdon ndërtimi në 30 objekte shkollore, tetë prej të cilave pritet të përfundojnë brenda këtij viti, sikur edhe Biblioteka universitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)