08 Maj 2024

Buja në shënimin e 50 vjetorit të Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve

Prishtinë, 27 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z Ramë Buja mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 50 vjetorit të Lëvizjes Revolicionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e cila u organizua nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë dhe Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës.

Në emër të Qeveris ë së Republikës së Kosovës, të pranishmit i përshëndeti ministri i Arsimit, z Ramë Buja, i cili ka përgëzuar organizatorët për shënimin e këtij përvjetori. “Nuk shkruajnë të tjerët për ne, nëse nuk ofrojmë të dhënat për ato që kemi bërë”, tha ministri Buja.

“Mendoj se kjo lëvizje për bashkimin shqiptarëve që ka qenë motiv i të gjitha gjeneratave në krye me bacën Adem. Kjo ishte metaforë qëndrese, rezistence, lufte dhe, po ashtu, metaforë lirie”, theksoi ministri Buja dhe më pas evokoi përceptime të tij rinore për figurën e z. Adem Demaçi.

“Adem Demaçi ishte po ky që është sot, një kristal i çmueshëm i kombit tonë, i cili nuk u zvogëlua kurrë në imagjinatën time “, theksoi ministri Buja.

Në fund, ministri Buja theksoi se “50 vjetori i lëvizjes për bashkimin e shqiptarëve shënon rezultatet e saj, dhe rezultat i kësaj lëvizje janë të gjitha lëvizjet e mëvonshme për të ardhur këtu ku jemi sot“.

Të pranishmit i përshëndeti edhe simboli i rezistencës kombëtare, z.Adem Demaçi, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Islam Lauka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)