28 Prill 2024

Buja në prezantimin e 25 titujve shkencorë të financuar nga MAShT

Prishtinë, 31 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja, mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të 25 librave shkencorë, që janë botuar gjatë vitit  të kaluar dhe që janë financuar nga MAShT, me shumën që kap vlerën mbi 118 mijë euro.

Me këtë rast, ministri Buja ka vlerësuar lartë punën e autorëve për të krijuar këto vepra shkencore, përzgjedhja e të cilave është bërë në bazë të kritereve të këshillave shkencore të Ministrisë.

“Të botohen 25 tituj veprash shkencore është ngjarje, që do të duhej të na gëzonte të gjithëve, jo vetëm autorët. Ne kemi pasur mundësi të përzgjedhim dhe të botojmë librat më të mirat nga të mirët, sepse edhe konkureuesit tjerë kanë qenë po kështu të mirë”, theksoi ministri Buja.

Në këtë ceremoni, morën pjesë edhe autorët fitues, si dhe anëtarët e këshillave shkencore të MAShT. Autori Bedri Muhadri tha se përkrahja institucionale nga ana e Ministrisë së Arsimit, hap shtigjet e dëshirueshme që shkenca  në Kosovë të ketë rritën dhe zhvillimin edhe më të suksseshëm në vitet në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)