29 Prill 2024

Buja e Minxhozi bisedojnë për bashkëpunimin në arsim

Prishtinë, 1 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për shumë çështje me rëndësi qe ndërlidhen me sistemin e arsimit, e sidomos për bashkëpunimin e Kosovës me Shqipërinë në këtë fushë.

Ministri Buja e ka uruar ambasadorin Minxhozi për detyrën e tij të re, duke i dëshiruar sukses në misionin e tij në Kosovë.

Ministri Buja ka shprehur vullnetin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Duke folur për gjendjen në arsimin parauniversitar dhe arsimin e lartë, si dhe bashkëpunimin në mes të dyja shteteve, ministri Buja theksoi se nga ky bashkëpunim tashmë kemi Abetaren e përbashkët, ndërsa po punohet nga ekspertët e të dyja vendeve sa i përket përafrimit të kurrikulave.

Ndërkaq, ambasadori Minxhozi ka vlerësuar punën e ministrit Buja dhe ka shprehur vullnetin e tij për të bashkëpunuar ngushtë në fushën e arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)