16 Maj 2024

Broshurat me informacion ligjor tani në alfabetin Braille

Prishtinë, 7 gusht - Misioni i USAID-it në Kosovë, në bashkëpunim me Shoqatën e të Verbërve dhe Personave me Pamje të Dobësuar  do të prezantojë një set me broshura të printuara në alfabetin Braille per personat me pamje të dobësuar në Kosovë.

Këto broshura përmbajnë informacion mbi strukturën e re të gjykatave dhe prokurorive, si dhe informata shtesë për karrierë në fushën ligjore, duke plotësuar kështu një mangësi të informacionit ligjor për këtë segment të popullatës së Kosovës.

Programi për Sundimin Efektiv të Ligjit i USAID-it është krijuar për të ndihmuar në përmirësimin e funksionimit efektiv dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara (USAID) ofron ndihmë ekonomike dhe humanitare në të gjithë botën prej më shumë se 50 vjetësh. Këtë vit, USAID-i shënon 15 vjetorin e Partneritetit për Ndryshim Pozitiv në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)