29 Prill 2024

Berishaj vazhdon vizitën zyrtare në Kroaci

Zagreb, 25 mars -  Ushtruesi i Detyrës së Rektorit të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Anton Berishaj po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci, me rastin e shënimit të themelimit të Universitetit të Zarës.

Ky universitet daton që nga shek XVII, mirëpo në funksionimin e vet ka pas ndërprerje. Në praninë e zyrtarëve të lartë nga Qeveria dhe Kuvendi republikan, kryetari i komunës, zyrtarët më të lartë kishtarë, mysafirë (rektorë, prorektorë nga universitete republikane dhe të regjionit), përfaqësues të njësive diplomatike etj. u organizua ceremonia e shënimit. Rektori (u.d.) Berishaj dhe prorektori Prof.Dr. Nikolay Prodanov nga Universiteti shën - Qirili dhe Metodi nga Veliko Trnovoi nga Bullgaria kishin privilegjin të hapin tubimin.

Në fjalën e tij, rektori Berishaj, përveç urimit, iu falënderua edhe për kontributin e madh që sidomos Universiteti i Zagrebit ka dhëne në përgatitjen dhe arsimimin e kuadrit shqiptar kosovar.

Kjo përkrahje ka ndihmuar në kompletimin e stafit akademik për funksionimin e UP-së. Rektori (u.d.) Berishaj kishte takime të shumta më rektorë që ishin të pranishëm në ceremoni, ku shfrytëzoi rastin të flet për mundësi të reja bashkëpunimi, për këmbim të stafit akademik, botim të punimeve shkencore nëpër revista dhe buletine shkencore si dhe këmbim të përvojave universitare.

Kjo konsiderohet të jetë një vizitë e frytshme pune dhe mundësi e hapjes se UP-se ndaj universiteteve në rajon; për pjesëmarrje në tubime/simpoziume shkencore, vizita të ndërsjella etj.

Nesër pritet që të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Zarës nga rektorët përkatës. Ky memorandum është një akt që siguron qëndrueshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy universiteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)