Berishaj i propozon emrat për prorektorë
Universiteti_i_Prishtines_dekanati_230110.jpg)
Pristhinë, 14 mars - Ushtruesi i detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Anton Berishaj, i ka propozuar emrat për prorektorë.
Sipas një burimi të Epokës së re brenda Senatit të UP-së, Berishaj i ka propozuar për prorektorë: Qerim Qerimin, Hasnije Ilazin, Muhamet Malën dhe Merita Koqinaj-Berisha.
Po, sipas këtij burimi, Berishaj ende nuk e ka propozuar emrin e prorektorit për Buxhet dhe Financa.
Në mbledhjen e Senatit, e cila është duke u mbajtur në këto momente, u.d rektorit Berishaj i ka njoftuar anëtarët e Senatit me propozimet e tij.
Epoka e re