29 Prill 2024

Arben Dërmaku emerohet rektori i Universiteti te Gjilanit

Prishtinë, 25 gusht - Me nënshkrimin e statutit të përkohshëm të Universitetit të Gjilanit, nga ana e Ministritë të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Buja, ushtrues detyre i Rektorit të Universitetit të Gjilanit do të jetë kryetari i Këshillit Themelues të Universitetit  të Gjilani, Prof. Dr. Arben Dërmaku.

Këtë detyrë prof. Dërmaku do ta kryej deri në konstituimin e organeve të rregullta drejtuese të Univeristetit.

Ndërkohë në mbledhjen e  pestë të Këshillit themelues të Universiteti u mor  vendim  që së shpejti të hapet konkursi për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit të Gjilanit dhe stafit tjetër mbështetës.

Aktualisht në këtë Universitet po punohet në përgatitjen e hapësirave të reja për t’i pritur gjeneratën e parë të studentëve me 1 tetor.

“Jemi të bindur se, me punën që po bëhet, me një tetor do të jemi të gatshëm ta presim gjeneratën e parë të studentëve  dhe me sukses të plotë do ta nisim rrugëtimin e këtij tempulli të ri të dijes” tha ud. i Rektorit të Universitetit të Gjilanit, Arben Dërmaku.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)