29 Prill 2024

Akreditohet programi i matematikës në UP

Prishtinë, 8 nëntor - Bordi i Agjencisë për Akreditim i Kosovës (AAK) ka akredituar dhjetë programe dhe ka refuzuar katër programe tjera në arsimin e lartë publik dhe në atë privat. Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka marrë vendimet për aplikimet për akreditim që janë dorëzuar me vonesë për t’iu nënshtruar procesit të vlerësimit të jashtëm.

Në listën e programeve të akredituara figuron edhe Departamenti i Matematikës në nivelin bachelor në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) dhe një program në master. Vendimet e akreditimit të programeve u janë dorëzuar të premten institucioneve të arsimit të lartë.

Pas dorëzimit të vendimeve pritet që Universiteti i Prishtinës të shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në programet e akredituara.

Vendimin për akreditimin e programit të matematikës e ka konfirmuar për “Zërin” kryetarja e KKSH-së në këtë agjenci, Ferdije Zhushi - Etemi.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)