04 Maj 2024

AKA nuk akrediton shkencat politike në UP

Prishtinë, 11 korrik - Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka shpërndarë vendimet e akreditimit për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë dhe atij privat, të cilat nuk i kanë kënaqur të gjithë aplikuesit (institucionet).

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka marrë goditjen më të madhe në drejtimin më të kërkuar të tij dhe në përgjithësi në UP, atë të shkencave politike.

Sipas Zerit studimet e doktoratës në këtë departament kanë marrë notë negative nga eksperti që ka bërë vlerësimin, sipas rekomandimit të të cilit bordi i AKA-së dhe ka vendosur të mos e akreditojë në master dhe doktoratë, shkencat politike.

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) programet që janë akredituar janë: Biologjia e Organizmave dhe Ekologjia (PhD) dhe Kimi (PhD), kurse programet të cilat nuk janë akredituar në doktoratë janë Biologjia Molekulare dhe ajo e Qelizës (PhD) si dhe Optika e Mediumeve Izotropike (PhD).

Në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) janë akredituar programet Telekomunikacion (PhD), Shkenca Kompjuterike (PhD) dhe Automatikë (PhD), por nuk janë akredituar Elektronikë (PhD), Elektroenergjetikë industriale (PhD) dhe Sistemet elektroenergjetike (PhD).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)