01 Maj 2024

Ahmeti: Arsimi është një prej prioriteteve kryesore

Prishtinë, 24 janar - Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, bashkë me Kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti, takuan të gjithë drejtorët e institucioneve edukative dhe arsimore të kësaj Komune.
 
Kryetari Ahmeti tha ndër të tjera se për ne si Komunë, është me rëndësi që të ketë cilësi në arsim, e jo se cili drejtor cilit subjekt i takon.

“Për ne si qeverisje e re komunale, arsimi është një prej prioriteteve kryesore. Nuk është e rëndësishme nëse një drejtor është anëtar i një subjekti politik, apo i ndonjë subjekti tjetër.

Komunikimin tonë do ta ndërtojmë për t’i mbajtur standardet dhe për t’i përmirësuar e shërbimeve për të cilat thirremi. Qëllimi jonë primar është që fëmijët e shkollave tona të shkollohen me standarde sa më të larta”, theksoi Ahmeti.


Gjatë këtij takimi u prezantua në pika të shkurtra plani katërvjeçar i Komunës për arsimit, si dhe u diskutuan shqetësimet dhe problemet aktuale me të cilat ballafaqohen këto institucione.
 

Në fund të këtij takimi u hap diskutimi ku u morën mendimet, sugjerimet dhe kërkesat konkrete nga drejtorët e institucioneve edukative dhe arsimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)