15 Maj 2024

Agjencia për Akreditim akuzohet për ryshfet

Prishtinë, 10 korrik - Drejtuesit e Agjencisë për Akreditim po akuzohen se po u kërkojnë dhjetëra mijëra euro ryshfet drejtuesve të universiteteve dhe kolegjeve private në këmbim të akreditimit.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se edhe këtë vit procesi i akreditimit është përcjellë me shumë parregullsi dhe akuza për korrupsion.

Gazeta Tribuna mëson se “njëri nga institucionet e arsimit të lartë do të bëjë publike akuza për dëmtim të qëllimshëm dhe shantazhet e Basri Mujës dhe Ferdije Zhushit për 5 vitet e kaluara dhe pretendimet për korrupsion”.

Ferdije Zhushi është kryetare e bordit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, ndërsa Basri Muja është drejtor i Agjencisë.

E pjesë e këtij rrjeti kriminal, siç e quan burimi i gazetës, janë bërë edhe ekspertët ndërkombëtarë të kontraktuar nga Agjencia për Akreditim.

“Ekspertët ndërkombëtarë, shumica e të cilëve pensionistë, marrin mijëra euro për të punuar sipas diktatit që vjen nga dy drejtuesit e Agjencisë”, ka treguar ai.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)