01 Maj 2024

AAK: UP, në krizë shkaku i politizimit të skajshëm

Prishtinë, 24 janar - AAK me shqetësim të thellë po e përcjellë gjendjen e rëndë të krijuar pas shpërthimit të aferës së fundit në Universitetin më të madh publik të vendit. 

Universiteti ”Hasan Prishtina”, si bartës i të gjitha ngjarjeve të mëdha historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, vazhdon  të mbetet në një krizë të thellë për shkak të qeverisjes joefektive dhe politizimit të skajshëm për nevojat e partisë në pushtet.

Trendi i degradimit në vend që të stopohet, po vazhdon me intensitet të shtuar, me trefishimin e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë, mosrespektimin e konkursit për studimet e doktoraturës, pranimin e personelit arsimor edhe për lëndët që nuk ekzistojnë, duke kulmuar me rastin e fundit, aprovimin  e gradave shkencore bazuar në punimet false.

AAK kërkon nga Senati si organ akademik dhe Bordi i UP-së  si organ qeverisës,  të  dalin menjëherë me vendime konkrete,  për zbardhjen e situatës së kërkuar dhe vënies para përgjegjësive të  bartësve të këtyre dukurive,  të cilat minojnë të drejtën  universale të të rinjve tanë për arsim cilësor.

Në situatën e krijuar  Bordi i UP duhet të zbatoj menjëherë kompetencat që i janë dhënë me Statutin e UP-së, shqyrtimin e zbatimit të nenit 20 të Statutit të UP-së, për Rektorin Gashi dhe  nenin 142 të Statutit për të gjithë profesorët që kanë përfituar grada akademike me rrugë jo ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)