13 Maj 2024

28 kandidatë për një indeks në Fakultetin e Edukimit

Prishtinë, 10 tetor - Për gjithsej 51 vende të ofruara për studim në Fakultetin e Edukimit, provimit pranues të enjten i janë nënshtruar rreth 1400 kandidatë.

28 veta kanë garuar të enjten në Edukim për një vend studimi. Ndërkaq, në përgjithësi në UP për 3200 vende sa janë ofruar me konkurs për konkurrim, si të mbetura të lira nga afati i parë, kanë aplikuar rreth 11 mijë kandidatë.

Fakulteti i Edukimit, për nga interesimi i të rinjve për të studiuar, ndiqet nga Fakulteti Ekonomik, ai i Mjekësisë dhe Fakulteti Juridik. Fakulteti i Edukimit ka adresuar në Rektorat një kërkesë duke kërkuar që të rritet numri me korrespondencë i listës së të pranuarve. Vetëm 16 vende janë paraparë me korrespondencë.

Të premten në UP do të mbahet provimi pranues në Fakultetin e Mjekësisë dhe në atë Ekonomik, ku konkurrenca është e po ashtu e lartë për një vend studimi. UP-ja në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 3192 studentë, prej të cilëve 1854 studentë të rregullt dhe 1338 studentë me korrespondencë.

Kandidatët të cilët i takojnë familjes së ngushtë e dëshmorit (fëmijë ose bashkëshort/e), do të kenë një bonus prej 5 pikësh në pikët e përgjithshme me rastin e aplikimit. Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti i Prishtinës rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)