29 Mars 2024

Ujëvarat e Mirushës shpallen Monumente me Rëndësi të Veçantë

Prishtinë, 23 maj - Sot, në Mbledhjen e Qeverisë, u miratua Propozim-Vendimi për shpalljen e “Ujëvarave të Mirushës” Monument i natyrës i rëndësisë së veçantë.

Me këtë vendim, u shpall nën mbrojtje zona e ujëvarave të Mirushës, si tërësi hapësinore e cila veçohet me vlera unike dhe representative, me 16 liqene dhe 12 ujëvara.

Ky propozim Vendim është i bazuar në Kornizën Ligjore në fuqi e veçanërisht Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës.

Sipërfaqja e përgjithshme nën mbrojtje do të jetë 598,4 ha dhe shtrihet në territorin e komunave të Klinës, Malishevës dhe Rahovecit.

Ky vendim do të krijojë bazën për nxjerrjen edhe të një varg vendimesh tjera siç janë “Vendimi për caktimin e autoritetit menaxhues”  i cili nxirret nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj “Plani Hapësinor për Monumentin e natyrës e rëndësisë së veçantë “Ujëvarat e Mirushes””, sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor.

Plani hapësinor për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të veçantë do të paraqesë një plan të zhvillimeve hapësinore në atë zonë për 10 (dhjetë) vitet e ardhshme dhe njëkohësisht do të parandalojë zhvillimet e pakontrolluara në zonë.

Nxjerrja e këtij Vendimi siç është propozuar nga MMPH nuk bie ndesh me asnjë dispozitë ligjore në fuqi dhe ka për qëllim vendosjen e rregullave sipas standardeve ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës, me çka i shtohet vlera tërë zonës si pikë turistike e cila do të vizitohet nga vizitorët e vendit dhe të huajë.

Me Planin Hapësinor do të bëhet zonimi ku caktohen katër zona, ku do të mund të zënë vend aktivitetet e ndryshme duke ruajtur origjinalitetin e zonës si tërësi dhe qëllimet e mbrojtjes ne veçanti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)