Formohen dy sindikata në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë
![Formohen dy sindikata në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/restaurant.jpg)
Prishtinë, 1 maj - Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) organizon ngjarjen ’Themelimi i shoqatave sindikale'.
Ky takim zhvillohet në nder të "Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve", ku pritet të mbahet mbledhja konstituive dhe të nënshkruhet formimi i dy sindikatave, në sektorin e gastronomisë dhe hotelierisë.
Aktiviteti realizohet nga IKS në kuadër të fushatës "Punë e denjë për jetë të dinjitetshme", e cila mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, nëpërmjet Fondit për Zhvillim Komunitar.