20 Maj 2024

Turqia synon të ketë 42 milionë turistë gjatë këtij viti

Ankara, 11 maj - Presidenti i Unionit të Agjencive të Udhëtimeve në Turqi (TÜRSAB) Başaran Ulusoy, tha se këtë vit presin 42 milionë turistë pavarësisht zhvillimeve negative në vendet përreth dhe të gjitha tkurrjeve ekonomike në Evropë.

Presidenti i Unionit të Agjencive të Udhëtimeve në Turqi (TÜRSAB) Başaran Ulusoy, tha se pavarësisht zhvillimeve negative në vendet përreth dhe të gjitha tkurrjeve ekonomike në Evropë presin që numri i turistëve që do të vijnë këtë vit në Turqi ti kalojë të 42 milionët, kurse të ardhurat nga ky sektor të jenë rreth 35-36 miliardë dollarë.

Zoti Ulusoy tha se Turqia ka male të rëndësishme dhe të përshtatshme për turizmin dimëror, duke treguar si shembull Qendrën e Skive në Erciyes.

Synimi ynë është që këtu të ketë turizëm gjatë 12 muajve të vitit pa e kufizuar vetëm me turizmin dimëror, u shpreh Ulusoy ndërsa shtoi se rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale do ta shndërrojë Erciyes-in në një qendër të volitshme për turistët.

Të gjithë kanë nevojë për një vend ku të strehohen gjatë verës, dhe në këtë aspekt Erciyes do ta nxjerrë Turqinë në plan të parë në arenën ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)