29 Mars 2024

Turqia mbetet vendi i preferuar i evropianëve për të kaluar pushimet.

Stamboll, 2 qershor - Ndihmëspresidenti i Shoqatës së Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë Mesdhetarë (AKTOB), Kaan Kavaloglu, njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Hotelierëve të Turqisë (TUROFED) dhe Shoqatës së Investitorëve Turistikë të Turqisë (TTYD), deklaroi se nga Evropa ka ardhur një numër i lartë kërkesash për të rezervuar pushimet në muajt korrik dhe gusht.

Ai theksoi se tashmë po bëjnë një fillim të ri në turizëm duke shtuar higjienën dhe sigurinë në krah të detit, rërës dhe diellit.

Pasi bëri me dije se kanë përgatitur një manifest 300-pikësh, të cilin do ta publikojnë nga interneti në 4 gjuhë (turqisht, anglisht, rusisht e gjermanisht), si garanci për shërbimet dhe higjienën që do të ofrojnë nëpër hotele; Kavaloglu vuri në pah se periudha e re do të jetë e vështirë, por edhe kjo do të kapërcehet.

“Mysafirët tanë nga jashtë shtetit nuk i anuluan rezervimet e tyre për muajt korrik dhe gusht. Anulimet u ndalën sapo (të huajt) kuptuan që Turqia po e kalonte shumë mirë periudhën e pandemisë globale falë infrastrukturës së saj shëndetësore të sofistikuar. Ne kemi një nivel serioz rezervimesh nga tregu evropian për korrikun dhe gushtin”, u shpreh ai duke tërhequr vëmendjen se shumica e turistëve në këtë periudhë të re do të jenë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, komplekset turistike po marrin rezervime të konsiderueshme gjithashtu për periudhën shtator-tetor dhe sezonin dimëror të vitit 2021.

“Ne do t'u ofrojmë mysafirëve tanë pushimet që ata ëndërrojnë, të gjithë le të jenë të qetë”, përfundoi numri 2 i Shoqatës së Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë Mesdhetarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)