05 Maj 2024

Turqia ka objektiv që në 2013 të terheq 33 milionë turistë

Ankara, 23 janar - Sektori turk i turizmit vitin e kaluar arriti ti realizojë objektivat pavarësisht krizës ekonomike botërore dhe rënies së numrit të turistëve që vijnë nga vendet fqinje.

Erturrul Gynaj inspektoi punimet restauruese që vazhdojnë në teatrin antik Telmessos, i cili ndodhet brenda kufijve të nënprefekturës turistike të Fethijes.

Në prononcimin që bëri këtu Ministri Gynaj tha se turizmi turk vitin 2012 e mbylli me sukses, pavarësisht të gjitha vështirësive që tashmë dihen.

Për shkak të zhvillimeve e problemeve në Lindjen e Mesme për disa vite kemi rënie në numrin e turistëve që vijnë nga vendet e këtij rajoni, theksoi Ministri Gynaj, por megjithëkëtë shtoi ai, numri i turistëve që vizituan Turqinë vitin e kaluar ishte më i madh se ai i vitit 2011.

Në vitin 2012 numri i turistëve shënoi një rritje prej 1,5 milionë vizitorësh në krahasim me vitin 2011, tha Gynaj.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit tha se për të realizuar objektivin e këtij viti, që është 33 milionë turistë, duhet që potenciali të shfrytëzohet mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)