19 Maj 2024

Turqia, destinacion edhe i turizmit shëndetësor

Stamboll, 6 korrik - Me mijëra pacientë të huaj vijnë çdo vit në Turqi për turizëm shëndetësor, ku shumica e preferojnë për operacionet plastike.

Turqia po përparon me hapa të sigurt në sektorin e turizmit shëndetësor dhe çdo vit mirëpret me mijëra pacientë të huaj vijnë për t’u kuruar.

Operacionet plastike renditen në mesin e ndërhyrjeve më të preferuara nga të huajt.

Dr. Ulash Utku Shekerxhi (Ulaş Utku Şekerci), Koordinatori i Pacientëve të Huaj në një grup spitalesh private në Turqi thotë se Turqia është një destinacion i lehtë në krahasim me vendet e tjera që ofrojnë shërbime në sektorin e turizmit shëndetësor dhe përveç kësaj çmimet janë shumë herë më të volitshme.

Pacientëve të huaj u ofrohet një shërbim profesionist, duke filluar që nga pritja e tyre në aeroport, transferimi në klinikë, ndjekja e procedurave në çdo fazë si gjatë dhe pas kurimit mjekësor, ashtu edhe lidhur me kthimin e tyre në shtëpi, sqaron Shekerxhi dhe i sigurojnë pacientit që kalojë i kënaqur të gjithë këtë proces, që nga fillimi e deri në fund.

Turizmi shëndetësor njëherësh ka shumë rëndësi edhe për promovimin e Turqisë, thotë Shekerxhi, ndërsa sqaron se për kirurgjinë plastike veçanërisht pacientët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, Evropës, Amerikës dhe Afrikës. Ne ndjehemi të lumtur që përmes këtij shërbimi kontribuojmë edhe në prezantimin e Turqisë, përfundon Shekerxhi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)