19 Prill 2024

Turizmi ndihmon rimëkembjen e ekonomisë spanjolle

Madrid, 25 qershor -  Nga turizmi vjen një dozë oksigjeni për ekonominë spanjolle, duke qenë se vetëm në gjysmën e parë të vitit rreth 19 milionë turistë të huaj kanë vizituar Spanjën, një rritje me 2,4 për qind krahasuar me vitin 2011, sipas të dhënave të paraqitura sot nga zyra për Lëvizjet Turistike në Kufi, nën varësi të Ministrisë së Turizmit në Madrid.

Në muajin maj, 5,4 milionë persona kanë vizituar vendin iberik, një rritje me 5,8 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca, por janë Zvicra dhe SHBA-të që janë në krye të renditjes me numrin më të madh të turistëve për këtë gjysmë të parë vitit.

Rreth 25,3 për qind e turistëve të ardhur në Spanjë kanë preferuar Katalonjën, gati 5 milionë persona.

Rajoni i Barcelonës ka regjistruar rritjen më të madhe të numrit të vizitorëve të huaj, me 12,8 për qind krahasuar me vitin 2011.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)