15 Maj 2024

Turistët në Indonezi mbetën të bllokuar nga hiri vullkanik

Jakarta, 5 nëntor - Turistët dhe udhëtarët në Indonezi mbetën të bllokuar për të tretën ditë radhazi, pasi hiri vullkanik ka detyruar mbylljen e aeroporteve në tre ishuj.

Aeroporti i Denpasarit është i mbyllur nga e marta pasi vullkani Mount Rinjani në Lombok shpërtheu.

Dy aeroporte në Lombok dhe Java gjithashtu u mbyllën për shkak të rrezikut që vinte nga hiri vullkanik.

Qindra fluturime janë detyruar që të shtyhen pa afat. Autoritetet deklaruan se ende nuk ka kushte për një fluturim të sigurtë.

Hiri vullkanik gjithashtu ka shtyrë edhe transferimin e njëri prej njerëzve më të kërkuar nga Interpoli. Rajendra Sadashiv Nikalje, i njohur ndryshe edhe si Chota Rajan, u arrestua gjatë fluturimit nga Sidnej në Bali.

Ai dyshohet për përfshirje në 17 raste vrasjeje në Mumbai të Indi, vend i cili ka bërë edhe kërkesën për arrestimin e tij, ku pritet edhe të ekstradohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)