19 Prill 2024

Turistët e huaj këtë verë i kanë sjellë Shqipërisë mbi 500 milionë euro

Tiranë, 14 dhjetor - Turistët dhe vizitorët e huaj, që hynë në Shqipëri gjatë 2016-s, vetëm në tremujorin e tretë të vitit dhanë një kontribut më shumë se gjysmë miliard euro në ekonominë shqiptare.

Banka e Shqipërisë ka bërë bilancin tremujor të pagesave, ku evidenton se për periudhën korrik-shtator, e cila përbën dhe pikun e sezonit turistik, vizitorët e huaj shpenzuan 521 milionë euro në Shqipëri, ose 25 për qind më shumë se e njëjta përiudhë e vitit të kaluar.

Ndërsa për të gjithë 9-mujorin, ekonomia shqiptare ka përfituar nga shpenzimet e udhëtarëve, që hyjnë nga vendet e tjera, 1 miliard e 161 milionë euro, ose mbi 15 për qind më shumë se një vit më parë.

Ky është niveli më i lartë i të ardhurave që është regjistruar ndonjëherë nga udhëtimet, çka sinjalizon se gjatë këtij viti turizmi mund të jetë shndërruar në një nga sektorët kyçë që ka udhëhequr rritjen ekonomike.

Por veç kontributit në rritjen ekonomike dhe punësim, shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat e gjeneruara nga turizmi ishin burimi kryesor, që kompensoi defiçitin e lartë tregtar të ekonomisë si diferencë mes vlerës së importeve dhe asaj të eksporteve.

Ndërkohë, Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) raportoi pak ditë më parë se pikërisht gjatë tremujorit të tretë të vitit ekonomia shtoi 18 mijë e 600 vende të reja pune.

Të dhënat e detajuara tregojnë se një pjesë e mirë punësimeve të reja kanë ardhur nga sektori i shërbimeve, që është i lidhur ngushtë me turizmin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)