24 Mars 2023

Turistët britanik në shënjestër Shqipërië e vendet ish-Jugosllave

Londër, 18 gusht - Shqipëria dhe vendet e ish-Jugosllavisë, janë në qendër të vëmendjes për turistët britanikë, duke ndikuar kështu në rritjen e industrisë turistike të Ballkanit.

Sipas një shkrimi të prestigjozes britanike “Daily Telegraph”, tregohet sesi republikat ish-jugosllave por edhe Shqipëria, janë ndër vendet më mira për turizëm në Ballkan.

Maqedonia rezulton të jetë më e zbuluara nga turistët, kjo falë edhe pasurive të tilla historike si Aleksandri i Madh, Nënë Tereza apo lidhjet dhe konfliktet me Greqinë fqinje, por sidomos për qytetin e Ohrit, si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.

Një vend tjetër i përmendur për prirjen rritëse të turistëve britanikë paraqitet ndërkaq, edhe Bosnjë-Hercegovina, me një rritje 39%, duke pohuar se turizmi boshnjak po përjeton një rilindje. Kurse Sarajeva, kryeqendra e Bosnjës, paraqitet si një ofertë sidomos për dimrin.

Ndërkaq, Shqipëria paraqitet si një risi turistike e papritur paketën e rajonit të Ballkanit perëndimor. “Fqinji i mbyllur i Jugosllavisë në kohët komuniste, tashmë rezulton si shumë i hapur për biznesin dhe është votuar si destinacion mjaft i përzgjedhur në listimin e “Lonely Planet” për turizmin”, thekson në artikullin.

Por edhe Kroacia nuk harrohet. Një vend me industri turizmi tashmë të konsoliduar dhe e para që u shërua nga konflikti i fundit i ish-Jugosllavisë, me bregdetin e saj mahnitës të Adriatikut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)